Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari, Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga Amerika me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë. Letra është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Ajo bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen. Dërgimin e letrës e ka konfirmuar Ambasada Amerikane, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …