Mexhid Yvejsi: Çfarë përmban libri, “Udhë përshkrim nga Haxhi-2017”, i autorit Faik Miftari

Mexhid Yvejsi: Çfarë përmban libri, “Udhë përshkrim nga Haxhi-2017”, i autorit Faik Miftari

Këto ditë të Hamsinit, Shkurt- 2019, doli nga shtypi një libër i ri me titull: “Udhë përshkrim nga Haxhi-2017”, i autorit, Faik Miftari.

Ky libër përmban një parathënie nga redaktori, Mexhid Yvejsi, një pasthënie nga recensenti, Dr. Halil Ibrahimi, dhe ditarin e shënimeve për 26 ditë ku shkrimtari, Haxhi Faik Miftari, me të cilat na informon, na ndriçon, me të mirat, me të këqijat, me vështirësitë, me kënaqësitë gjatë Haxhit.

Kur librin ta lexoni, të gjitha do t’i kuptoni dhe rahmet për së gjalli Faik Miftarit do t’i këndoni !

Në parathënie, redaktori i librit, ndër të tjera shkruan:

Kanë shkruar për Haxhin artikuj, poezi, por libër për Haxhin, me sa di, s’ka shkruar askush në shqiptari..!.

Recensenti në pashthënie, dr.Halil Ibrahimi, ndër të tjera shkruan: Faik Miftari në librin e tij ‘Udhëpërshkrim nga Haxhi, 2017” ka lënë dëshmi të përjetshme për udhën e tij fizike dhe shpirtërore drejt Mekës, për të kryer Haxhin. Këtë përvojë shpirtërore, e cila nuk përsëritet edhe një herë në jetë, Faik Miftari e skalitë me çdo detaj të peripecive dhe ndjesive të haxhit të vitit 2017. Këto detaje bëhen përkujtim i përjetësisë që njeriu merr nga Meka gjatë kryerjes së haxhit. Të gjitha këto imtësi, që nga nisja, pastaj kryerja e haxhit, vizita e vendeve të shenjta, bashkëudhëtimi me haxhilerët e tjerë, e deri tek kthimi, bëhen kështu dromca të papërsëritshme të këtij rrugëtimi fizik dhe shpirtëror.

Me aftësinë e të shkruarit që i ka dhënë Zoti Faik Miftarit, ky e arrin suksesshëm këtë mision. Prandaj është i veçantë ky libër i gjashtë i autorit Faik Miftari. Të tjerët më herët, dhe ata që pasojnë kanë thënë e do të përfshijnë udhëpërshkrime e mendime shpirtërore, politike, fetare e atdhetare të Faikut, por qëllimi është po ai: arritja e paqes me Zotin dhe njerëzit nëpërmjet udhëtimit, haxhit jetësor.

Libri ka 122 faqe, ka mbi 30 fotografi dhe i përkushtohet dy gjinive që kryen Haxhin në vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …