Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci dhe ambasador jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në të cilat po kalon vendi e me theks të veçantë punën e Delegacionit Shtetëror të Kosovës dhe dialogun Kosovë- Serbi, thuhet në njoftim. Ambasadori Maksymiuk ofroi mbështetjen e plotë të Kanadasë për delegacionin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Në anën tjetër, Limaj e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për punën e delegacionit në finalizimin e platformës për bisedime me Serbinë. Ai e ka falënderuar ambasadorin kanadez për ndihmën e vazhdueshme që shteti kanadez ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …