Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Fatmir Matoshi për nder të Ditës Ndërkombëtare e Radios e ka kujtuar sot punën e jashtëzakonshme të Radios Kosova e Lirë si dhe kontributin e gazetarëve dhe raportuesve të luftës që mbajtën gjallë shpresën tonë për liri. “Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios, mediumit që në Kosovë dha një kontribut historik jashtëzakonisht të madh, në informimin e drejtë të opinionit publik, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, mobilizimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit tonë. Në këtë ditë, si në çdo ditë tjetër, vlerësojmë lartë kontributin e gazetarëve dhe raportuesve të luftës që mbajtën gjallë shpresën tonë për liri, duke raportuar edhe nga zonat e rrezikshme të luftës, siç ishte “Radio Kosova e Lirë”. Pavarësisht konkurrencës dhe ndryshimeve globale radio po mbetet zë informues i shoqërisë dhe i tillë uroj të jetë gjithmonë. Urime për të gjithë gazetarët dhe raportuesit e radios!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …