Takimi i parë i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me punonjësit e Administratës Komunale për vitin 2019

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme Saranda Sallteku, kanë mbajtur takimin e parë për vitin 2019, me punëtorët e administratës Komunale. Me këtë rast Kryetari Latifi uroj fillimi e këtij viti duke uruar një vit edhe më të mirë se ai që lamë pas, ku potencoj se ky është takimi i parë për këtë vit, ndërsa në vitin 2018 kemi mbajtur gjithsej katër takime me punonjësit e administratës. Po ashtu i falënderoj për angazhimin dhe kujdesin që kanë treguar me punën tyre dhe që vazhdojnë ta tregojnë ndaj Komunës së Rahovecit, gjegjësisht qytetarëve. Ndër të tjera kërkojë që edhe në vazhdim të respektohet orari i punës, në mënyrë që të rrit cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …