Agjenda e aktiviteteve në Rahovec për 17 shkurt 2019

Në njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh. Ndër manifestimet kryesore për shënimin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të përfshijnë:

15/02/2019

Ora 08:00 – Në të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit ora e parë mësimore  i kushtohet historikut të shpalljes së pavarësisë “17 Shkurtit”, Ora 13:00 – Turnir në futboll (Qendra sportive, Toni Sport – Rahovec ).

16/02/2019

Ora 12:00 – Koncert për fëmijë (Shkolla e muzikës “Faik Sylka” ), Ora 13:00 – Turnir në futboll, ( Qendra sportive, Toni Sport – Rahovec ), Ora 15:00-  Debat me të rinj me temën ” Rrugëtimi i Kosovës drejt  pavarësisë dhe sfidat e shtetësisë” (SHL–Kosova).

17/02/2019

Ora 8:30 –  Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Ora 9:00 –  Homazhe  në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, Ora 13:00 – Seancë solemne për nderë të “17 Shkurtit ” (Salla e Kuvendit Komunal), Ora- 14:30 – Tryezë diskutimi  Lidhja e Historianëve ” Ali Hadri ” (Biblioteka  e  qytetit “Sulejman Krasniqi ”), Ora 16:00 –  Finalja e turnirit në futboll (Qendra Sportive, Toni Sport – Rahovec), Ora 18:00 –  Koncerti festiv  (Qendra e qytetit Rahovec).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …