Produktet kosovare prezantohen në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2019” në Nuremberg

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në panairin “BIOFACH”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë. “Eurofruti”, “Fungo”, “OrganicHerb”, “Agroproduct” dhe  “Hit-Flores” janë kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre si: fruta mali, bimë mjekuese, aromatike , etj., para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair. “BIOFACH” është panair në të cilin  promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori. MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 48 m2, që gjendet në hall 4, shtand nr. 4-366. Panair do të jetë i hapur në datat 13 e deri 16 shkurt 2019 në Nuremberg të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …