Ministri Shala nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, takoi drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit, që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës. Në vazhdimësinë e përkrahjes dhe forcimit të prodhuesve vendorë, ministri Endrit Shala nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të Kosovës për të realizuar projekte të përbashkëta që kanë për synim rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit në Kosovë. Shala potencoi se forcimi sektorit të prodhimit ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përgjithësi në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ky bashkëpunim përfshin shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, statistikave me të cilat disponojnë palët dhe që nuk paraqesin fshehtësi, që ka të bëjë me projektin e platformës “Made in Kosova” dhe projekte tjera në të ardhmen ”, theksoi ministri Shala. Ai shtoi se ky memorandum parasheh mbështetjen e palëve në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me konkurrencën e kompanive vendore në tregun vendor, rajonal dhe evropian duke mbështetur edhe organizimin e panaireve të përbashkëta për të promovuar bizneset prodhuese dhe produktet “Made in Kosova”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …