Edhe Malisheva, pjesë e Programit Nacional për Rini

Në Malishevë  u prezantua Programi Nacional për Rini, para drejtorëve të SHFMU-ve dhe SHML-ve. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim  në Malishevë, Blerim Thaçi, që në fillim theksoi “Uroj që edhe nxënësit e Malishevës do të janë pjesë e këtij programi shumë kreativ e që do të ndikoi në  zbulimin e talenteve në fushat që ka për synim t’i realizoi programi, por njëkohësisht do të ndikoi edhe tek mësimdhënësit e prindërit për një bashkëpunim edhe më të afërt me shkollën, duke kërkuar nga drejtorët një angazhim, sipas dinamikave që kërkon programi të realizohet dhe  nxënësit tanë të janë pjesë e sukseseve  më të larta, në fushat garuese të Programit Nacional për Rini”. Ndërsa, Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  Azem Guri gjatë prezantimit të Programit Nacional për Rini tha “ Në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar, prandaj është përgjegjësi e secilit nga ne dhe ekipeve vlerësuese t’i përmbahemi kritereve dhe rregullave sipas udhëzuesve. Duke vazhduar se gara ka tri fusha: Fushën  e Dijes, kreativitetit kulturorë dhe mendimin kritik si dhe atë të sportit”. Kurse, Gëzim Zeqiri, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini  dhe Sport tha: “Se Programi ka dy pika themelore, gjithë-përfshirjen dhe vijueshmërinë, ai vazhdoi duke sqaruar të pranishmit me udhëzimet dhe rregullat se si do të zhvillohen garat që nga shkollat, niveli komunal dhe deri në shkallë Republike,  si dhe kur do të fillojnë ato, për koston financiare, shpërblimet që mund të fitojnë shkollat , nxënësit, mësimdhënësit”. Në fund të gjitha shkollat u pajisen me pakon e formularëve të Programit Nacional për Rini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …