Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga. Veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javën e kaluar. Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë. Protesta sipas njoftimit do mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim. Organizator me emër të pëveçshëm nuk është cekur, por si grup bashkëluftëtarësh që e kanë organizuar protestën, këtë e ka konfirmuar Ali Gashi veteran i UÇK-së përmes rrjetit social.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …