Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës në 11-vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar popullin e Kosovës në përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë. Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për këtë përvjetor. Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Shtetet e Bashkuara  mbesin partner për të  gjithë ata të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës, thuhet mes tjerash në letrën që kryetari amerikan Donald Trump i ka dërguar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …