GIZ-I DO TË VAZHDOJË TA PËRKRAHË ARSIMIN NË KOSOVË EDHE GJATË DY VITEVE TË ARDHSHME

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur përfaqësuesit e GIZ-it në Kosovë, të prirë nga udhëheqësi i projektit në arsimin fillorë, Boris Sharlowski, me të cilin ka biseduar për projektet e realizuara deri më tani në arsim dhe për mbështetjen e mëtutjeshme nga kjo organizatë. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka marrë konfirmimin nga Sharlowski se GIZ-i do të vazhdojë ta mbështesë arsimin parauniversitar edhe gjatë dy viteve të ardhshme, si vazhdim i projektit “Ngritja e kapaciteteve në arsimin fillor”. Ministri falënderoi Sharlowskin për përkrahjen që i ka dhënë GIZ-i vazhdimisht Ministrisë së Arsimit dhe arsimit në përgjithësi, ndërsa theksoi se vazhdimi i kësaj përkrahje është një ndihmë e madhe drejt realizimit të synimeve të MAShT për arsim cilësor. Ministri Bytyqi, ndër të tjera, përmendi trajnimet cilësore të një numri të madh të mësimdhënësve që janë bërë përmes mbështetjes së GIZ-it, ndërsa tha se MAShT po i orienton tashmë trajnimet e mësimdhënësve drejt Fakultetit të Edukimit dhe për ta realizuar këtë synim, theksoi nevojën për mbështetje të mëtutjeshme. Ndërsa, Sharlowski tha se, do të vazhdojë fushata “Për arsim më të mirë”, ndërsa duke folur për qasjen e integruar në shkollë, ndër të tjera theksoi se do të implementohet në 20 shkolla kampion, të cilat do të përzgjidhen përmes shumë kritereve.Moduli i ri i projektit që fillon më 1 prill 2019 është i ndarë në katër fusha veprimi: Llogaridhënia, transparenca dhe pjesëmarrja publike; Cilësia e mësimdhënies dhe nxënies; Qasja e integruar në shkolla; Gjithëpërfshirja e fëmijëve nga pakicat etnike dhe grupeve në disavantazh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …