Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, kompletohet me kabinete të shkencave natyrore

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka lëshuar në funksion kabinetet për lëndët e shkencave natyrore, përkatësisht kabinetet e fizikës, biologjisë dhe kimisë. Këto kabinete janë përuruar me rastin e shënimit të ditës së shkollës, ndërsa në ceremoninë e përurimit të kabineteve morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët i kanë uruar mësimdhënësit dhe nxënësit e gjimnazit. “Rritja e cilësisë në arsim, është qëllim i yni kryesor në fushën e arsimit, dhe tash, pasi jemi në përfundim e sipër të gjitha objekteve shkollore, fokus kryesor është pajisja me kabinete në të gjitha lëndët, me qëllim që nxënësit të kenë më shumë mundësi të marrin dije dhe mësimdhënësit të kenë më të lehtë dhënien e dijes, edhe përmes praktikës”, ka thënë kryetari Begaj. Drejtori i Arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, ka deklaruar se “pajisja me kabinete për shkollat e Komunës së Malishevës, është prioritet për këtë vit dhe gradualisht janë duke u pajisur të gjitha shkollat me kabinete”. “Edhe në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, përveç këtyre tri kabineteve, janë duke i pajisur edhe kabinetet  për lëndët tjera dhe brenda një kohe të shkurtër, të gjitha kabinetet do të jenë të kompletuara”, ka thënë drejtori Thaçi. Përndryshe, sot në Gjimanzin “Handi Berisha”, janë duke u zhvilluar disa aktivitete me rastin e shënimit të ditës së shkollës, e në mesin e këtyre aktiviteteve, është përurimi i librit “Gjimnazi i Malishevës, kurorë e arsimit të mesëm në Llapushë”, me autor profesorin e këtij gjimnazi, Ramiz Sopaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …