Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është hapur ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se në 20 vjetët e lirisë dhe 11 vjetët e shtetësisë, Kosova ka pasur gëzimet dhe hidhërimet e saj. Veseli tha se Kosova ka arritur t’i sanojë pasojat materiale të luftës, por pjesa shpirtërore e saj mbetet ende një plagë e hapur, për faktin se ende nuk dihet për fatin e shumë njerëzve tanë. Veseli shtoi se plaga e të pagjeturve është ënde e pashëruar dhe ne duam drejtësi. Ai tha se për këtë duhet të japë përgjegjësi Serbia. Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të zhdukurve, tha se dhimbjet e familjarëve të të pagjeturve duhet të thuhen para të gjithëve.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …