Berisha theksoi se policia provokoi protestuesit dhe përdori fjalë të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen, për të shmangur tërheqjen zvarrë nga ana e popullit. “Është një narkopolici që po provokon protestuesit, pasi panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm dhe të shpejtë të Edi Ramës. Cilido që njeh revoltën sadopak, e ka të qartë që kjo është fundi politik i Edi Ramës. Shqiptarët kanë në histori edhe ditë triumfi, por edhe zvarritje me triumf. Diktatorët, nëse nuk lexojnë mesazhet, edhe zvarriten. Ramiz Alia pranoi pluralizmin, për të mos pësuar fatin e Çausheskut. Rama bën mirë të njoftojë dorëheqjen në mbrëmje, përndryshe po shpërtheu “fuçia nukleare” e protestës, e kap atë edhe në Vlorë”, tha Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …