Opozita në Shqipëri po përpiqet ta fitojë me dhunë pushtetin, që nuk e merr dot me votë

Opozita në Shqipëri po përpiqet ta fitojë me dhunë pushtetin, që nuk e merr dot me votë

Krerët e opozitës, gjatë protestës së sotme po bëjnë thirrje për rrëzimin me dhunë të Qeverisë, e cila sipas tyre është qeveri e krimit. Protestuesit po përpiqen të hyjnë dhunshëm në ndërtesën e kryeministrisë, duke e sulmuar me mjete të forta ndërsa policia po hedh gaz lotsjellës. Përderisa kryetari Ilir Meta bën thirrje deklarative kundër dhunës, gruaja e tij, Monika Kryemadhi, së bashku me Salih Berishën dhe Lulzim Bashën po përpiqen  që me dhunë ta rrëzojnë Qeverinë dhe ta marrin pushtetin. Partia Demokratike e bindur se me vota nuk arrin të rikthehet në pushtet, por përpiqet që me veprime të dhunshme të krijojë anarki në vend, në mënyrë që të marrë atë që nuk e merr dot në rrugë demokratike, me zgjedhje të lira e të ndershme. Në zgjedhjet e fundit PD-ja nuk mori as 20 për qind të votave në nivel vendi. Të vetëdijshëm për shkapërderdhjen  e elektoratit ata po përpiqen që dhunshëm ta uzurpojnë pushtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …