Sot pas afër 6 orë protestash të dhunshme në Tiranë, protestuesit janë shpërndarë pas akteve të shumta vandale

Sot pas afër 6 orë protestash të dhunshme në Tiranë, protestuesit janë shpërndarë pas akteve të shumta vandale

Sot pas afër 6 orë protestash të dhunshme në Tiranë, protestuesit janë shpërndarë pas akteve të shumta vandale, duke thyer dyert e dritaret e objektit të Kryeministrisë. Ata filluan të shpërndahen pas thirrjes së Lulzim Bashës, i cili lavdëroi protestuesit për pjesëmarrje në kryengritje, duke i falënderuar  dhe duke i paralajmëruar se protestat do vazhdojnë duke filluar nga dita e enjte. Basha, Kryemadhi e Berisha kërkojnë rrëzimin me dhunë të Qeverisë Rama, edhe për faktin se ai nuk ka guxim të ballafaqohet me dhunën, që po e ushtron opozita edhe pse ka prapa votën e popullit  dhe institucionet që do të duhej të siguronin rend e qetësi. Ka gjasa që Rama t’i nënshtrohet kërkesave të opozitës për një qeveri teknike, sepse nuk do të jetë në gjendje të përballet me virulencën, arrogancën dhe sulmin e opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …