leoni

Po zhvillohen aktivitete tematike, kulturore e përkujtimore për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Po zhvillohen aktivitete tematike, kulturore e përkujtimore për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Po zhvillohen aktivitete tematike, kulturore e përkujtimore  për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete kanë filluar sot para dite kur  Deklarata e Pavarësisë është nisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të vendit në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. Nesër më  17 shkurt 2019, në orën  8:00 do të  mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Pastaj do të bëhet ngritja solemne e Flamurit të Kosovës, në oborrin e Qeverisë ku të pranishëm do të jenë liderët shtetërorë. Fillimisht vendosen kurorash tek shtatorja e ish-kryetarit Rugova, ndërsa nga 9:40 – 09:50, pritet të vendosen kurora në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”  në Prekaz. Në vazhdim do të mbahet seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa nga ora, 12:20 – 13:00, parakalojnë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sheshin kryesor të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …