Deputetë të PD kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e 20 militantëve pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë. Hyrja e deputetëve të PD brenda Drejtorisë së Policisë është shoqëruar me tensione. Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie. Disa pamje tregojnë Nokën duke u përleshur fizikisht me zyrtarin e policisë. Brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës u futën deputetët e PD Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Klevis Balliu, Gent Strazimiri. Mes tyre ndodhej edhe ish-drejtori i Rrugëve nga radhët e LSI, Dashamir Xhika.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …