Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar, por ende nuk ka zhvillime për statusin e tij. “BalkanWeb” raporton se Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti. Ai po hetohet lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj. Ish kryepolici është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone të institucioneve të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …