Me rastin 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të delegacionit shtetëror, bënë homazhe te varri i komandanti legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial në Prekaz. Po ashtu ngjatë ditës së sotme, në kuadër të delegacionit shtetëror, ministri Berisha dhe komandanti, gjeneral Rama, bënë nderime edhe tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Po sot, me rastin e ditës së Shpalljes së Pavarësisë, edhe një delegacion i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …