Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Xhemjs Inhofe. Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Vizita e juaj pikërisht në 11 vjetorin e pavarësisë është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti Thaçi. Në anën tjetër, senatori republikan e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Jam i nderuar që udhëheq delegacionin e Kongresit Amerikan në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”, ka thënë senatori Inhofe.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …