leoni

Lekaj: AAK dhe PDK vazhdojnë t'i kenë raportet e mira pavarësisht qëndrimeve të ndryshme rreth t

Lekaj: AAK dhe PDK vazhdojnë t’i kenë raportet e mira pavarësisht qëndrimeve të ndryshme rreth taksës 100%

Përkundër kundërshtimeve që i kanë pasur dy partitë në pushtet, PDK dhe AAK, rreth taksës që Qeveria e Kosovës i ka vënë Serbisë, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi për taksën është i Qeverisë dhe i tillë do të mbetet. Dy partnerët e koalicionit qeverisës, AAK dhe PDK, duket të kenë raportet të mira pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që këto dy parti politike i kanë për vendosjen e masës 100 për qind ndaj mallrave serbe. Pal Lekaj tha se vazhdojnë të kenë raporte të mira më PDK-në, dhe që vendimi për taksën 100 për qind ndaj Serbisë është i qeverisë dhe nuk do të ndryshojë. Dimë që këto dy partitë në pushtet kanë pasur disa kundërshtime sa i përket taksës 100 për qind. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar që taksa të pezullohet për 120 ditë derisa Serbia të i plotësojë 10 kushte gjë që kategorikisht e kundërshton Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …