Aktivitete të ndryshme nga shënimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me nderime te shtatorja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në sheshin e qytetit të Skenderajt, nga dy delegacionet e komunave Skenderaj dhe Drenas, në krye me kryetarët Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, ushtarakë të Ushtrisë së Kosovës, zyrtarë nga Policia e Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, dhe qytetarë të shumtë, kanë nisur aktivitetet për shënimin e 11-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Më pas delegacionet e komunave dhe të tjerët, kanë vazhduar në Prekaz, ku në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, kanë nderuar heronjtë e Kosovës. Kryetari Jashari ka shoqëruar gjithashtu zyrtarët e lartë shtetëror, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj me kabinetin qeveritar, komandantin e Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama, dhe zyrtarë të tjerë, të cilët gjithashtu kanë bërë homazhe te komandanti Adem Jashari. Ndërkaq, në Kullën e Jasharëve, kryetari Jashari, ka mirëpritur kryeministrin Haradinaj, i cili kësaj familjeje emblematike, ia ka dhuruar dy flamujt kombëtar dhe shtetëror. Delegacionet e Komunave Skenderaj dhe Drenas, kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Kuvendi Komunal në Skenderaj ndërkaq, ka mbajtur një seancë solemne me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit, në të cilën kryetari Jashari ka mbajtur fjalë rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …