Analisti i njohur dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën për dialog të përgatitur nga Delegacioni Shtetëror për bisedime. Ky reagim i analistit të njohur vjen vetëm disa ditë pasi bashkëkryesuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë dorëzuar këtë dokument të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës. Server e nis analizën e tij duke thënë se ka shumë gjëra për t’u pëlqyer në këtë dokument. Ish-diplomati amerikan ka renditur disa pika, siç është përcaktimi i qartë i qëllimit nga ana e delegacionit shtetëror se në dialog hyn për njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet sovran dhe i pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …