Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë. Ai ka thënë ndajnë pikëpamje të ndryshme me PDK-në për taksën, pos sipas tij tërheqja mbrapa do të ishte gabim i madh për Kosovën. Sipas Isufit, edhe nëse zgjedhjet shpallen nesër AAK është e gatshme dhe në pozitë të mirë. Nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk i kanë problem zgjedhjet, sepse partia e tij ka qenë konsekuente në qëndrimet e saj. Isufi ka thënë se pavarësisht si e nxjerrin sondazhet AAK-në, ata shohin ngritje të madhe të mbështetjes popullore.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …