Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka analizuar platformën shtetërore për dialogun me Serbinë. Sejdiu ka shpjeguar përmbajtjen e platformës, e cila i është dorëzuar kryekuvendarit Kadri Veseli, ditë më parë, nga dy bashkëkryesuesit e ekipit të delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Ai ka theksuar se kjo platformë përjashton bisedime me Serbinë për territore. Sejdiu ka shprehur skepticizmin e tij se Serbia është e gatshme për marrëveshje me Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …