Ahmeti:

Ahmeti: PSD e mbështet Haradinajn për taksën dhe nuk do të rreshtohet me asnjë parti të koalicionit kundër Qeverisë

Kryetari i PSD-se, Shpend Ahmeti ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se PSD-ja e mbështet vënien e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se nuk do të përkrahin PDK-në nëse synon rrëzimin e qeverisë Haradinaj për shkak të taksës. “Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë. Ne kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim mbështetje politike për taksën dhe jemi pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun. I kemi thënë edhe LDK-së e VV-së, se nuk do ta ndihmojmë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës. Tani i themi edhe PDK-së se me ndihmën tonë nuk do ta rrëzojnë e as kërcënojnë AAK-në – si presion ndaj Kryeministrit për ta larguar taksën”, shkruan Ahmeti. Ai thekson se dialogu me Serbinë është çështje tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si në aktualitet ashtu edhe në potencialitet. “Prandaj, vendimet për të duhet të synojnë përherë koncensualitet dhe të përfshijnë të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën. Protagonizmi e personalizimi i këtij procesi as nuk është i mundshëm dhe do të ishte tejet i dëmshëm”, shkruan ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …