Me rastin e shënimit të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit gjatë ditës ka realizuar një sërë aktivitetesh. Fillimisht dita ka nisur me pritjen e mysafireve në zyrën e Kryetarit duke vazhduar pastaj me homazhe dhe nderime nëpër të gjitha vendrëniet dhe pllakat përkujtimore të dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. Ceremonia qendrore për shënimin e kësaj dite është mbajtur pasdite, me ç’rast Kuvendi Komunal ka organizuar seancë solemne, në të cilën u propozuan dy pika të rendit të ditës si: Propozimi për shpalljen e shkrimtarit z. Xhevahir Spahiu, “Qytetar nderi”, si dhe
-
Ndarja e mirënjohjeve për ish Kryetarët, e Komunës së Rahovecit, për kontribut socio-ekonomik, qytetarëve për kontributin për liri dhe demokraci si dhe mirënjohje “Post Mortem”.
Propozimi u aprovua nga asamblistët e Komunës së Rahovecit. Për këtë vendim të të Asamblesë, Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka falënderuar asamblistët për këtë vendim. Me këtë rast, shkrimtari Xhevahir Spahiu, shpallet “Qytetar nderi” i Komunës së Rahovecit, me motivacion: “Për merita të veçanta për ruajtjen dhe afirmimin e kulturës kombëtare dhe për kultivimin e vlerave të reja letrare”. Në këtë ceremoni, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi,po ashtu ka ndarë mirënjohje për kontributin socio-ekonomik,për ish kryetarët e Komunës së Rahovecit, si:
-
Agim Thaҫi-Ish Kryetar i parë i Komunës së Rahovecit, mënjëherë pas lufte.
-
Esad Haxhijaha- ish Kryetar i parë i zgjedhur nga zgjedhjet lokale në tetor të 2000-ës deri në vitin 2007.
-
Qazim Qeska-ish Kryetar i Komunës së Rahovecit-viti i udhëheqjes 2007 deri 2009
-
Idriz Vehapi-ish Kryetar i Komunës së Rahovecit-viti i udhëheqjes 2013 deri 2017
Mirënjohje për kontributin liri dhe demokraci u ndanë për:
-
Sabahudin Cena
-
Isuf Gashi
-
Ismet Tara
si dhe mirënjohje post mortem për :
-
Ali Sokoli
-
Samedin Haxhijaha
-
Mehmet Hajdar Morina
-
Mehmet Dina
-
Nysret Cena
-
Mustafë Bajraktari dhe
-
Astrit Thaҫi.