Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur shumë inkurajues vlerësimin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ai gjatë takimit me një delegacion të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kryesuar nga zëvendëspresidentja, Karen Sessions, tha se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën që SHBA ka dhënë për Kosovën, veçanërisht përmes programit të MCC-së që mbështet përpjekjet për reforma në fusha të ndryshme. Ndërsa, Sessions shprehu gatishmërinë që bashkëpunimet mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhmen
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …