Arben Gashi: LDK-ja është e gatshme të hyjë në qeverinë gjithëpërfshirëse nëse nuk ka kohë për zgjedhje

Arben Gashi: LDK-ja është e gatshme të hyjë në qeverinë gjithëpërfshirëse nëse nuk ka kohë për zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partia e tij është e gatshme të hyjë në qeverinë gjithëpërfshirëse, të cilën e ka quajtur si opsion të dytë, pasi opsioni i parë janë zgjedhjet. Ai ka sqaruar se nëse nuk ka kohë për zgjedhje të reja për shkak të thirrjeve se së pari duhet të mbyllet dialogu me Serbinë, atëherë qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet Kosova. Dokument jodinjitoz e ka quajtur ai Platformën për dialog të hartuar e të miratuar nga Ekipi negociator e që pret të votohet në Kuvend. Gashi ka thënë se deputetët ende nuk kanë marrë zyrtarisht këtë dokument. Sipas tij, Platforma nuk ka strukturë të mirë dhe ka shumë mospërputhje brenda saj.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …