Për fazën finale të dialogut dhe marrëveshjen me Serbinë, kanë diskutuar kryetari Thaçi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj. Në fjalën e tij Kurti, ia ka thënë në sy Thaçit qëndrimin e tij kundër korrigjimi të kufijve të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë që edhe po të ngriheshin dëshmorët e Kosovës nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës.“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokën Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se viti 2018, ka qenë një vit i mos korrigjimit të kufijve, duke përmendur demarkacionin me Malin e Zi si çështje të papërfunduar, dhe mos realizimin e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve. Kurti ndërkohë ka propozuar hartimin e një dokumenti zyrtar të Kosovës ku i gjithë faktori politik në vend i unifikuar do të parashtronte kërkesat e shtetit kundrejt Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …