leoni

KPF në Malishevë Rekomandon që të ndihmohen financiarisht tre qytetarë për nevoja shëndetësore

Në mbledhjen  e  -II- ( dytë)  të rregullt të  Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Malishevës, të kryesuar nga  Kryesuesi Rrahim Morina,  u miratua rendi i ditës me ndryshime, ku gjatë  Shqyrtimit të kërkesës nr.01/117 datë:05.02.2019 dhe marrja e vendimit në lidhje me kërkesën nr.01/78  datë:24.01.2019 e parashtruar nga kryetari i fshatit Terezë e Poshtme, për ndërtimin e Xhamisë, u kërkua që të plotësohet dokumentacioni me: Peticionin  e banorëve të tri fshatrave, nënshkrimet e kryesive dhe të tregohet origjina e financave për projektin në fjalë.

Po ashtu anëtarët e KPF-së shqyrtuan secilën pikë veç e veç, në fund  pikat e miratuara dhe kërkesat e qytetarëve, u rekomanduan  për Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …