Në Stantërg të Mitrovicës është shënuar 30 vjetori i grevës së minatorëve. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë, në ceremoninë që u mbajt nën patronatin e tij, se greva e viti 1989 që kishte zgjatur për tetë ditë, e ka bërë kthesën e historisë. “Tash e duam një Trepçë që të jetë burim jete për të gjithë. Kanë shkruar tre dekada dhe ne nuk kemi mundur që ta kthejmë atë në burim të jetës. Marre! Të skuqemi që e kemi lënë në këtë gjendje”, ka thënë Haradinaj. “Duhet ta kthejmë në burim të jetesës pavarësisht vështirësive që mund të kemi”. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se nëse një person punon nën tokë, mbi tokë hapen katër vende pune. Po ashtu një fjalë e ka mbajtur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili tha se edhe babai i tij, heroi Hamëz Jashari ka qenë pjesë e Sindikatës së Trepçës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …