Dje në Munchen të Gjermanisë, 22.03.2014, u bë promovimi i librit të autorit, Ibish Nezirit, monografi për dëshmorin e Kombit, Xhemajl Fetahaj. Promovimin e hapi Gëzim Osmani kryetar i LPK-së për Gjermani, ndërsa moderatorë ishte Lindita-Halili-Emini. Fjalën e hapjes e bëri Mr. Hasan UkëHaxhaj, njëherë edhe redaktor i librit në fjalë, më pastaj fjalën e mori Rexhë Iberdemaj dhe Sadete Zhitija e Mustafë Krasniqi. Ku dhanë një vlerësim të saktë duke vë në pah tërë detajet e librit, që nga ana artistike e artit të shkruar të autorit, që më tepër i përkiste Zhanrit të publicistikës e deri te pjesa e dukjes së librit teknikisht. Në fund të pjesës së parë të promovimit u përmbyll me kritikën e autorit të librit, Ibish Nezirit, për pjesën e vështirësisë së tij, sidomos ishte paksa kritik ndaj atyre që nuk ishin të gatshëm t’i ofronin material të duhur, për ta përmbyllur librin ashtu siç vet autori e dëshironte dhe e meritonte heroi i Kombit Xhemail Fetahaj. Ibish Neziri dhe më tutje shtoi se: Shumica prej tyre m’u përgjigjen me korrektësi, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoi për kontributin e tyre.
Unë kisha pëlqimin e familjes dhe të shumë shokëve të tij, mbi të gjitha për dëshmorët e kombit kemi obligim, e për këtë obligim jam i përkushtuar të jap atë që di dhe mundem, mbase me të drejtë konstatoi se Xhemail Fetahaj më nuk është vetëm i familjes, po është i të gjithëve, i kombit.
Rreth këtij vështrimi, të librit Ibish Nezirit “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”, Mr. Hasan UkëHaxhaj, gjë që është edhe redaktori i librit, na del me këtë vlerësim: Libri ka arritur ato vlerat më të domosdoshme dhe thua të përkryera sa i përket anës së autorit Ibish Nezirit, duke mos u ndalë në cilësinë e fotografisë, apo faksimileve, që janë njëra ndër dokumentet më të rëndësishme dhe origjinale për këtë libër. Për mendimin tim edhe kjo anë e ka arritur vlerën e vet, por ajo që më duke jo serioze është hezitimi i disa shokëve të vet Xhemail Fetahut dhe disa të tjerë që e njihnin mirë veprimtarin e tij nuk qenë të gatshëm t’i ofrojnë argumente të duhura autorit, i cili për një vit e më tepër rresht ua kishte kërkuar mendimin e tyre, sepse me këto mendime të plotësuara do të ishte përmbyllur libri dhe do të ishte dal më i kompletuar para lexuesit. I këtij mendimi ishte edhe Rexhë Iberdemaj, ku ndër tjera shtoi se: Ky hezitim i këtyre shokëve ndaj dhënës së argumentit, autorit të librit, më dukej se ishte jo reale, sepse libri kishte të bënte pikërisht për dëshmorin e kombit, Xhemail Fetahaj. Mbase edhe shpresoi se në të ardhmen, këta shokë të Xhemailit, do të jenë në gjendje të japin atë që dinë pa kurrfarë ngurrimi dhe shtytje jo të arsyeshme. Për këtë autorit i uroi që në ribotimin e librit t’i ketë mendimin edhe të këtyre shokëve të Xhemajlit, por fundja e fundit libri i ka arritur të gjitha vlerat e domosdoshme. Ndër vlerat janë edhe ruajtja e origjinalitetit i vet autorit, Ibish Neziri, gjë që kjo edhe i ka shtuar më tepër vlerë dhe besim librit në fjalë.
Në pjesën e dytë u shtruan disa pyetje nga të pranishmit, ndër këto pyetje ishte edhe pyetja për vet titullin “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”. Autori përpos detajeve tjera u ndal edhe te vet titulli i librit ku shtoi se ky titull ka dal nga vetë dëshmori i kombit Xhemail Fetahu, sa ishte në Koshare. Gjatë interviste dhënë gazetarit të ZDF përpos tjerash gazetari e pyet: Pse ju rrini këtu, kur keni familjen në Gjermani? Xhemail Fetahaj me një qeshje të një luftëtari të dashur për çlirimin e atdheut ia ktheu se: “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”. Rreth këtij vështrimi u inkuadruan edhe Sadete Zhitia, Mustafë Krasniqi, ku ky i fundit u ndal më tepër te situata e sotme, ndër tjera shtoi se po të ishin gjallë këta dëshmor nuk do të pajtoheshin me disa situata të sotme, andaj sikur shoqëria po ngurron dhe po u lë hapësirë disave të shkelin mbi gjakun dhe amanetin e dëshmorëve. Nuk mbeti anash as ajo pjesë e atyre shokëve që kishin rrugëtimin e përbashkët me Xhemail Fetahaj, që sot sikur e kanë harruat këtë rrugëtim për çështje tjera, jo të asaj natyre çfarë ka qenë rrugëtimi me dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm të kombit. Ndërsa Sadete Zhitija u përqendrua në atë segmentin e të kuptuarit se ç’është vetëdijesimi për luftën, duke marr si shembull se si shumë anëtar të partive të ndryshme lanë anën ideologjike dhe iu bashkuan UÇK-së, pavarësisht se cilës parti i përkisnin. Ata që e ndienin në shpirt lirin i lan paragjykimet dhe i kapën armët e ndërgjegjes për ta mbrojtur atdheun.
Në fund të programit moderatorja Lindita-Halili-Emini e përmbylli promovimin e librit “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” me tri këngë të rapsodëve.
(Po jap të plotë vështrimin e Mustafë Krasniqit dhe të Sadete Zhitisë për librin“ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”).
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Përshëndetje, Më lejoni që përzemërsisht t’ju përshëndes të gjithë të pranishmëve, në veçanti autorin e librit, Ibish Nezirin që na mundësoi ta kemi në dorë monografin“ këtu jam për t’i luftuar armiqtë”. Që dhe ka ngjallë ndjenjat provokuese për kujtesën jo të largët për dëshmorin e Kombit, Xhemajl Fetahaj.
AI QË NGJALLI DASHURINË, TRIMËRINË PËR ATDHE ISHTE DHE MBETI DËSHMORI I KOMBIT, XHEMAIL FETAHAJ
Në librin e autorit, Ibish Nezirit, monografia për dëshmorin e kombit Xhemail Fetahaj, “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim një përpjekje të përkushtuara në tërë dimensionin dhe thjeshtësinë e librit në fjalë. Autori,Ibish Neziri, përmes këtij libri ka vë në pah thjeshtësinë prej një mjeshtërit të artit të së shkruarit që imponohet para lexuesit të dal sa më origjinal, duke shfrytëzuar një mori faktesh të dokumentuara, qofshin ato përmes fotove, faksimileve, apo rikujtuesja e shokëve, familjarëve, luftëtarëve dhe të atyre ushtarëve që patën fatin ta përjetojnë trimërinë dhe burrërinë, në luftë të përbashkët, me dëshmorin e Kombit Xhemail Fetahaj.
Mirëpo, ajo që e nxit dhe e prekë në palcë lexuesin, janë peripecitë e Xhemail Fetahaj të kaluara nëpër burgjet famëkëqija të ish-Jugosllavisë së titos, si dhe procesi gjykuese kundër tij dhe shokëve përmes neni famëkeq, që përcaktonte ndëshkimin kundër atyre që luftonin për të drejtën dhe lirin e vetëvendosjes, për të qenë i lirë. Në këtë monografi hasim edhe ato argumentet shtesë, siç janë proceset, torturat, greva e urisë etj, që i përjetonin ish- të burgosurit politikë shqiptar, me idealin, qëndresën e tyre stoike e të pathyeshëm për ku ishin nisur. Lexuesi, përmes kësaj monografie sheh se, Xhemail Fetahaj nuk ishte një rrugëtar i rastësishëm, po një atdhetar i vendosur, që iu kishte pri shumë proceseve të rëndësishme të kësaj periudhë historike.
Ndërsa përmes kësaj monografie “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” na del në pah atmosfera e mbyllur dhe e zinkuar nga pushtuesit, që nuk i linin hapësirë të lirshëm, në tokën e shqiponjave, të fluturonin pëllumbat e bardhë. Nga kjo urrejtje, kundër atyre që ia kishin zinkuar frymën atdheut të tij, shohim edhe ana tjetër të Xhemail Fetahaj, atë shpirtëroren, krijuesen dhe shtytjen e sinqertë, siç e thotë vetë dëshmori: “ Të guximshëm dhe të menduar mirë për të përçuar te të gjitha shtresat popullore idenë e lirisë dhe të bashkimit kombëtar”. Pra, përmes këtyre tri elementeve që e përbëjnë librin, autori për lexuesin na e ka sjell të kompletuar jetën dhe veprimtarinë e Xhemail Fetahaj që nga fëmijëria e deri te rrita e tij burrërore. Mbase vetë dëshmori e kishte kuptuar se burrëria nuk është vetëm për Oda, por ajo fillon tek sakrifica sublime për kombin. Nga kjo monografi shohim se si fëmijë Xhemail Fehtahaj kishte perceptime të dallueshme nga fëmijët tjerë, madje duke u rritur, e u formësuar e shohim si një djalosh, shkrues i parullave “Kosova Republikë”, më vonë si një ideolog, organizator dhe së fundit si ushtar i UÇK-së që edhe e kishte ëndërruar kaherë të jetë pjesëtar i saj.
Megjithatë, autori nuk ndalet vetëm te tri këto elemente, po në detaje na paraqet anën tjetër të medaljes së tij si; Ajo që i paraprinë luftës së UÇK-së, propagandimit si dhe vetëdijesimi i popullit për të mos u thyer nga ata shqipfolës që e frikësonin popullin se: Serbia është e “fuqishme”. Përballë kësaj oguri të këtyre ogurkeqeje shqipfolësve, Xhemail Fetahaj me një guxim, e mendjen e tij të prehur ka ngritur moralin e kombit duke përçuara porosi te të gjitha shtresat popullore se lufta e popullit shqiptar ishte dhe ka mbet një luftë e drejtë. Jo, nuk na frikësojnë tanket, e as pushtues i hekurt thoshte Xhemail Fetahaj. Me këto qëndrime dhe ndërgjegje të lartë kishte trokitur në ndërgjegjen e kancelarive botërore e asaj Evropiane, që kjo e fundit ishte edhe përgjegjës për copëtimin e trojeve shqiptare nga sllavizmi i Ballkanit, si ajo Serbe, Malazez, Maqedon dhe Grek se; Luftën e shenjtë nuk do ta ndalim deri në arritjen e fundit të vullnetit popullor për Shqipërinë Etnike.
Të nderuar pjesëmarrës duke parë vlerën e këtij libri, sidomos përkushtimit për ta pasqyruar më denjësisht veprimtarin e dëshmorit, unë do të ndalem te pjesa shpirtërore, krijuese e Xhemail Fetahaj, sidomos te pjesa e theksuar të kapitullit “Nga fletorja e shënimeve”. Ne, në këtë monografi nuk e shohim Xhemail Fetahaj vetëm si shkrues i parullave, ideolog, propagandues dhe së fundi si UÇK-së, po befas na del edhe si shkrues i fjalës artistike, që sipas dorëshkrimit që i hasim në këtë monografi, na lë të besojmë se kishte prirje për ta përçuar idealin tutje edhe përmes fjalës artistike, të cilat kanë një vlerë domethënëse e artistike në kontekstin e një krijimtarie të mirëfilltë. Te Xhemail Fetahaj shohim se si pasion kishte poezinë, që vargu i tij shpërthente më tepër nga uni i tij shpirtëror, që ngërthen në vete këto figura, si: malli,dashuria, zogu, liria, vendlindja etj. E siç na del te vargu i tij:
Sikur fushat më thoshin lamtumirë/ Sikur malet s’më bënin strehë.
Në tërë dorëshkrimin e tij, që na i ka ofruar autori përmes monografisë, hasim një ndjenjë malli për atdheun, ku përmes vargut shpërthyes, qoftë i drejtpërdrejtë, apo ai figurativ na del në pah ana e tij shpirtërore, sikur edhe thotë:
Lundra ime/ ecën qetë-qetë. Brigjet janë larg/ … deti lëkundet nga stuhia/ hëna e yjtë sikur janë zhytur në thellësi/ sikur janë mbytur në det. Mbase edhe hidhërohej nga fati që ishte mërgimtar dhe thotë:… brigjet janë larg…
Poetin dëshmor, Xhemail Fetahaj e shohim kudo të zjarrtë nëpër tubime, beteja po ashtu të zjarrtë e shohim edhe te poezia. Ah, ky zëri i Shqipërisë. Kjo klithmë e tij nuk ishte vetëm një klithmë e rastit, po një klithë që e ndjente me shpirt, e për të ishte i përgatitur të sakrifikohej, e thoshte:
Sot nga malli që ndiej në zemër/ Sot nga vetmia që më mundon/ Pyet e kam një zogë në fluturim:/ More zog me krah të lehtë/ A e sheh se ç’jam duke hjekë/ A s’më i jep ata krah t’tu/ E të nisëm fluturim/ Që të shkoi prapë në atë vend/ ku dikur kisha folenë.
Përveç këtyre vargje shpërthyese, mallëngjyese, diku-diku edhe melankolike shohim një fuqi të madhe te kërkesa e tij, që përmes krahëve të zogut synon të jetë i pranishëm dhe të çmallet me atdheut, vendlindjen. Ndërsa te poezia tjetër “Një fjalë nëne” shohim se sa është i nënshtruar dashurisë për atdhe, që përmes dialogut, nga larg me nënën, na e paraqet tërë fuqinë shpirtërore përmes mallit, vendlindjen ku edhe thotë;
Kur u largova nga atdheu/ e pyeta për herë të parë në telefon/ në ish mërzitur shumë/ që iu largova nga vatra e lindjes/nga djepi i rritës/nga sofra e bukës…/Ajo ma ktheu/ shkurt e qartë:/jo djali im/ se unë nga ti/presë shumë!
Po ajo që të bënë të ndihesh i frymëzuar në vargun e tij është vendosja e qëndresës dhe lidhshmëria e tij me fatin dhe besën, sidomos atëherë kur i shkruan të fejuarës, Besës: “Të gjithëve iu kam lënë keq!/ Atdheun më së keqi, as ty jo diçka më mirë, më beso!”. Këtu hasim një krahasim të njëjtë, ndoshta jo me ato përmasa artistike sa te Agollit, kur thotë se: “ për tokën,gruan jap kokën”, por në thelb qëndron në ato përmasa artistike, ku lidhë dashurin me atdheun, ndonëse me të drejtë hasim edhe vargje prekëse ku shpesh, dëshmori poet monologun, ku dhe thotë; “Malli çdo ditë zë vend në mua/aty gjej vetëm kujtimin/ ëndrrën ma plagosën/kurse unë grindem me vetveten/dhe pyes: do ketë për ne pranverë.
Për mes kësaj monografie “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim thjeshtësinë, çiltërsinë e dëshmorit-poet, që përmes këngëtimit, idealit, dashurisë, Besës dhënë besën; Përmes krahasimit, monologut, dialogimit, shpërthimit, mallit shohim edhe anën tjetër të qëndresës dhe komunikimin e tij me të afërmit nga bota e kryqëzuar me hekura, çelit e burgut, ku edhe kishte kaluar për katër vite dëshmori-poet. Dëshmorin-poet, këto kryqëzime hekurash nuk e kishin thye, por vetëm sa e kishin idealizuar më tepër, e siç na del i pathyeshëm në letrën dërguar motrës, ku edhe thotë: “E dashura motër , e di që nëna nuk di të shkruaj, as të lexoi, të lutëm m’i shkruan ashtu siç fletë dhe thotë nëna pa asnjë përmirësim”. Kjo dashuri për nënë e lidh ngushtë, ashtu si e kishte lidhur fati i kombit, që pas lirimit nga burgu, Xhemail Fetahaj e shohim edhe në aksionin e pajtimit të gjaqeve.
Së fundi me të drejtë konstatoi se autorit Ibish Nezirit me një mjeshtri të dukshme para lexuesit ka dhënë fuqishëm nga vetja atë që duhej për një monografi që shtjellon në detaje jetën dhe veprimtarin e dëshmorit, Xemail Fetahaj vetëm ashtu çfarë ishte, sepse çdo shtesë tjetër do të ishte e tepërt. Frika e autorit dhe thënia e Gjenerali Kudus Lame janë të arsyeshme, kur kesh para vetës një vepër të madhe, një rrugëtim që ishte dhe mbeti njëra ndër rrugëtimet me sublime, që edhe dolën vlerat kombëtare dhe së fundi UÇK-ja me të vetmin amanetin e dëshmorëve të kombit: Ta bashkojmë mëmë Shqipëri!
Në fund e përgëzoi autorin për këtë shkëlqim të tij që ka dhënë përmes monografisë për dëshmorin e kombit, Xhemail Fetahaj dhe uroi që penda e tij të mos ndalej kurrë. Autori me këto monografi na bënë që të ndihemi të nderuar, sepse qasja e tij në këtë zhanër krijuese është e frytshme sikur na del edhe te monografia tjetër, për heroin e kombit, bacën tonë, Ahmet Haxhiun.
Krejt në fund mendoi se tregimet, rrëfimet, poezia, letrat etj. që i hasën në një pjesë të monografisë “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” e meritojnë të botohen në një përmbledhje të veçantë. Mendoi se brumi dhe vlera e poezisë i përmbush kriteret e një përmbledhjes së mirëfilltë. Meqë siç dihej poezia e ka pritur gdhendjen stilizimin, ngjyrimin nga vetë autori shkrues, por fati e deshi që poezia të mbetet jetim, pa dorën e fundit të vet autorit. Për këtë shohë të udhës që bashkë me autorin e monografisë, Ibish Nezirin, të merret një nismë për një përmbledhje të veçantë në atë krijuese artistike.
Shkruan: Mustafë Krasniqi