Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në konferencën ministrore për çështje evropiane në Vjenë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ministrat e Ballkanit Perëndimor, nën udhëheqjen e ministrit austriak, Gernot Blumel. Pjesë e panelit dhe diskutuese ishte ministrja Hoxha e cila në fjalën e saj, ka cekur rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe ekonomik për rajonin i cili disponon mundësi të mëdha. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës janë më pro BE-së në Evropë, ndërsa është i vetmi vend me regjim të vizave, duke e konsideruar liberalizimin si çështje kyçe për Kosovën. Ndërsa në panelin e dytë të konferencës ministrore për çështje evropiane në Vjenë, ministrja Hoxha ka theksuar se pjesa më e rëndësishme ku BE-ja duhet të përqendrojë politikën e saj të jashtme, deri në vitin 2025 është procesi i zgjerimit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …