Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruci dhe është larguar nga Kryesia e Kuvendit përpara mbërritjes së kryedemokratit Lulzim Basha dhe protestuesve për dorëzimin e mandateve. Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në ambientet Kryeministrisë. Eskorta e kryeministrit është larguar nga ambientet e godinës së Kryeministrisë pasi ka lënë Ramën në zyrë për të shmangur në këtë mënyrë çdo incident. Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi anulimin e seancës plenare, ndërsa tha se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend. Protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për në Kryesinë e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin atë dhe deputetët e tjerë teksa shkojnë për të dorëzuar mandatet. Basha u kërkoi protestuesve që të mos tërhiqen në këtë moment dhe se opozitën do e kenë në krah të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …