Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Pse Serbia me asnjë çmim nuk pranon të inkuadrohet në NATO dhe në BE

Nuk ka popull apo shtet në botë, që do t` i ketë përpiluar 33 programe për ta shfarosur një popull fqinjë, siç ka vepruar inteligjencia, politika, kisha dhe shteti Serbian, kundër kombit shqiptar gjatë dy shekujve të fundit (shek. XIX dhe XX). A ka politika serbiane në përgjithësi dhe shteti në veçanti fuqi të brendshme për ta shfarosur një komb të tërë fqinjë, përgjigja është se jo.

Serbia sot është vendi më I izoluar politikisht dhe ushtarakisht nga të gjitha anët. Të gjitha shtetet për rreth Serbisë janë anëtare të NATO-s, ose janë afër saj. Atëherë ku e merr ky shtet forcën,instruksionet, dijen dhe guximin të dëshmojë agresivitet të paparë ndaj një kombi për të cilin, jo pse jam shqiptar, por kam argumente të pamposhtura se ky shtet marionetë (me popull kusar nazifashist, me disa përjashtime) po instruktohet nga jashtë. Dhe, për derisa Serbia nuk i paguan të gjitha mizoritë që i ka bërë ndaj shqiptarëve me detyrim ndërkombëtar, politika gebelsiane e këtij shteti nuk do të ndalet. I thuani një gjermani sot që pagoi dëmshpërblime deri të “detyrimi të ha bari”, se nazistët dhe Hitleri ishin diçka  e mirë për ta. Vetëm kur Serbia dhe populli i saj ta ndiejnë në kurriz pagesën e REPARACIONEVE-dëmeve ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, vetëm atëherë do të rreshtohet kah e mbara. Dhe nuk është çështja te Naçertania 1844, dhe porositë e saj, sepse ka ky shtet programe edhe më kriminale, që varësisht  janë përshtatur kohës . Pse ta zgjatim. Sot Gjon Bollton (hakmarrës) dhe Gj. Sorros (profiter) po dëshmohet se u kanë ardhur pesë (5) minutat dhe duan ta kthejnë shtetsinë e Kosovës atje ku ishte në Rambuje më 1999.

 I pari institucion politik me aspiratë shtetërore serbe më 1807, mori vendim sipas inercionit evropian për ndikejen e Hebrejëve. Prandaj, do t` ua NDALOJË Hebrejëve egzistencën në Serbi. Këtë synim Serbia kusllinge e M. Nediqit dhe D. Lotiqit e zbatoi deri në fund 1939-1944. Edhe më herët, a nuk janë sot partitë politike serbiane si: “DVERI” inkarrnim i Lotiqit,i Radikalëve që më 1921 krijuan kampe të përqëndrimit për shqiptarë në Nish, Leskofc dhe Nikshiq, pra para kampeve të Hiterit. Sa fëmijë shqiptarë kanë lind nepër ato kampe. Kjo do të thot se edhe gratë shtatzëna janë luftuar dhe ekzekutuar. Mos vallë është hera e parë që pushteti Serbian bartë kufoma jashtë Kosovës, si veproi më 1999. Jo me argumente të tyre vërtetohet se është hera e pestë (1877; 1913; 1921; 1945 kur në disa zona të Kosovës mbetën vetëm 4 plaka, dhe 1999, kur 1 milionë shqiptarë u deportuan). Jo pra nuk ka shans që këtë zanat profitabil për Beogradin, shovinizmi Serbian do të ndalet pa iu lëshuar “Tomahokët”,  serish sikurse më 1999, dhe pa iu kërcnuar SHBA dhe BE me sankcione 100% siç po vepron Kosova. E për këtë nuk ka shansë, prandaj Bollton dhe Fredrika+Haan, po e luajnë vallen e Sreberincës dhe Mejës. Shiqoni, se si e kanë krijuar formulën e labirinit në Kosovë me kisha e enklava e manastire (Trepça, Deçani, Graçanica, Ujmani të gjitha si maska me statuse special!).

Është e vërtetë se serbët propagandojnë se “janë popull shtetëformues”. Me këtë që e them dëshmohet se kombin serb nuk  e urrej. Por edhe shqiptarët  provuan përmes principatave të tyre (Principata e Janinës deri më 1821; Principata e Shkodrës deri më 1831), të deshmojnë se janë shtetëformues, bile para serbëve e shumë popujve evropian. Të dy principatat e kishin ushtrinë e vet dhe kurrë nuk i ra ndër mendë dikujtë në Evropë t` u dhuroi bje fjala topa shqiptarve, si i dhuruan serbëve, grekëve, madje malazezëve. Po, Serbët më 1808 e krijuan ushtrinë e stacionuar me grada dhe gjuhë gjermane, pra jo ushtri për një kryengritje, për një rezistencë tri-katër ditore. Ku e dinë Gj. Bollton, apo F. Mogerini se në vitit 1830 në pabesë u likuiduan 400-800 fisnikë shqiptarë në Manastir nga shpata aziatike për pesë minuta(!!!). Së këndjemi, më 1813, austriakët  e furnizojnë ushtrinë  serbe me armë të rënda, ( 8 topa) e më vonë madje edhe nga Porta, Serbisë I dhurohen 6 topa, shih për ditëlindjen e Millosh Obrenoviqit, më 1822 dhe 1836. Një vit më vonë, Serbia me ndihmën austriakëve i prodhoi vet 12 topa, për të u bërë fuqi respektive dhe për të hy në konkurencë në Vjenë, Peterburg dhe Paris, se kush po I ndihmon më tepër. Për shqiptarë që ishin kombi më i fuqishëm në Ballkan, kjo ndihmë mungoi sepse Padishahut nuk i bënim politikë bolltoniste, por i shprehnin edhe lojalitet. E ai (sulltani dhe kajzeri e cari) respektin, na e kthyen në prroje gjaku. Mos të mednojë diksh sot se po e urrej ndonjë komb. Por, shtrohet pyetja sa miliarda i investoi Turqia, Gjermania në një Serbi të fashizuar, e sa në Kosovë me plagë të pasheruar në trup.

Duke u zhvilluar kështu e përkdhelur nga Evropa dhe Padishahu, Serbia fashiste e pesëmbëdhjetë fishoi siperfaqen gjatë shekullit XIX  e deri më 1913-1999, dhe, arriti të shndërrohet në një shtet gati dominant  në tërë Ballkanin, edhe pse si popull për kah sasia nuk ishte dhe nuk është. Lidhur me këtë, pse çdo kerkesë e Serbisë në Berlin (1878), në Londër (1913) dhe sidomos në Versajë (1919), Paris (1946), Dejton (1995), Rambuje (1999) u pranua hap e krah, kur të gjitha fuqitë e dinin se Serbia nuk ka të drejtë. Lidhur me këtë nga viti 1939-1944 Serbia KUISLLINGE-profashiste, është vedni i parë në Evropën Juglindore që i shfarosi Hebrenjët, madje duke u përjashtuar nga autobusët, tramvajët, rrugët dhe shitoret (Janë ruajtur fotografitë…) , për çka të shkretit jahudi ishin të detyruar të bartin shirita në dorën e mbajtë me shenjën “JUDEN”. Serbia dihet se nuk ishte ved atifashist si e trumbetoi Tito dhe PKJ 1944-1989, për një gjysëm shekulli. Serbia homogjene e trasferuar në Jugosllavi integrale, I shfarosi nga viti 1912-1966 një million shqiptarë duke I deportuar në Anadolli.

Sa ishte pasuriua  e tyre që e përvetësoi, askush sot nuk e lëkund këtë pyetje. Por me kërkesë të dy tre mercenarëve shqiptarë sot që për çdo të dytën ditë “në emër të Kosovës dhe Shqipërisë i drejtohen Bolltonit, shpërndajn kërcnime, e Ai ua plotëson deshirat. Këtu flenë smundeja e inferioritet dhe feudalizmit te paria shqiptare sot. Në fund të shekullit XX, Serbia homogjne e Lotiqiot, popit Nikollaj Velimiroviq (të cilin pop fashist e bekoi Patriku Pavle që ishte iniciator për të I shtetitur ESHTRAT E LAZARIT nepër jugoslavi, dhe S. Milloshit me kompani, i shkaktoi katër (4) luftëra gjenicidale në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku psuan më se 550 000 civilë, plus rrënime meteriale dhe trauma  njerëzore në forma të ndryshme. Askush nuk ia përkujton Serbisë obligimet, madje I ka marrëdhëniet e shkëlqyera me Izraelin, Iranin, Sirinë dhe Vatikanin. E pse ajo të mos thot se: “çështja e Kosovës është vetëm e ngrirë dhe do të kthehemi kur t` I sigurojmë edhe nja pesë bolltona me mustaçe, mogerina të rrezitura, hana e putina sa të duash me xhepa të fryrë,madje me kredi nga Irani, Iraku e Seria se në Izrael dhe Vatikan, kreditë janë pa kamatë dhe në harmoni me Konkordatin e viti 1914. Mos na e ndaloni historinë pra se edhe ne kemi të drejtë në jetë. Mjaftë ma me coptime dhe gërsherë të ndryshkura në gjakun tone, kuptohet nga bajonetat serbiane.

Dihet se në sa lokalitete të Kosovës, Serbia fashiste provoi të vrasë, presë, djegë e gri, sepse nuk kishte fuqi më tepër, po qëllimin kryesor e kishte shpronsimin, shpërnguljen, SHPRASJEN e shqiptarëve, gja që në fund të luftës e them me përgjegjësi, sepse i kam parë vet në Prishtinë, kah detyrohen serbët nga udbashët Serbian të arratisen si mburojë e tyre deri në Merdar, duke iu thenë se shumë shepjtë do të KTHEHEMI SË BASHKU. Janë raste fare të rralla që ndonjë shqiptar do t` i ketë bërë presion serbianit ta lëshojë shtëpinë. Fakte për këtë dukuri të shëmtuar nuk ka, sepse çdo I arratisur ka gojë. Po serbët munden të trillojnë por publikisht dihet se kanë bërë vet spastrime. Dhe çka kemi parë me sy, po thuej se tërë makinerai vrastare ushtarke serbiane është terhiekur nga Kosova, e pa dëmtuar fare. Edhe këtë e kemi pare të gjithë. Për dy ditë janë larguar kolona të tera tankesh kalibra të ndryshëm, por edhe mejte tjera të rrenimit në masë. Shtrohet pyetja, çka ka shkatrruar bombardimi I NATO-s për 78 ditë, ndertesa improvizuese dhe disa deponi nafte, që kishte ardhur nga Shqipëria vite më parë, dhe ne për këtë fenomen ishim në dieni.

Serbia e ka nenshkruar kapitullimin e plotë në Kumanovë, pa kushte. Por pas burgosejs së kriminelit S. Millosheviq më 28 VI 2001 (ditën e Vidovdanit), po thuej se tërë BE-ja e ndryshon qëndrimin ndaj fashizmit Serbian, thue se vetëm një neri paska pasë synime fashiste. Jo more, i njohin shqiptarët fqinjët e tyre, të cilët kanë bërë gara në shumë mese se cili po pret e veret më tepër si në: Rahovec, Gjakovë, Shevarinë…,  Makofc që është dy kilometra afer Prishtinës ku njeriu është prerë me sharrë motorrike para masës deri në 300 shqiptarë që pritnin në rend për t` i gjetur I njeti fat, nga tigrat e Arkanit dhe Beretat e kuçe të Stanishiqit me firmë të Partisë Socialiste serbe. E ku është sot V. Odalleviqi dhe Z. Angjellkoviqi që ishin përgjegjës për qytetin e më gjerë, të paktën. Ata sot lëvizin me pasaporta diplomatike lirshem nepër Evropë. Madje edhe pa ‘pd’, do të lëviznin, sepse janë serbianë, e shqiptarët e Kosovës janë sot populli më I izoluar në Evropë, ma I viktimizuar, pse. Sepse Presidenti Hashim Thaçi nuk e pështynë Frederika Mogerininpublikisht, kur I tha: “Jepi tokë Crna Gorës, i ke vizat”. E  Crna Gora burgosë shqiptarë edhe sot (2019) nëse e ngrisin Flamurin Kombëtar, qoftë edhe nepër dasma. Ku jeni Edvin Krstaçi e Hashim Thaçi?  Argat të kujt jeni, pse nuk ia përplasini Gjukanoviqit në fytyrë këtë padrejtësi, ku e keni diplomacinë.

Serbia i filloi bisedimet ‘TEKNIKE’, pa Rusinë, por në prehërin e BE-s, ku tinzisht dirigjonte me dzinformata UNMIK-u dhe dy ambasadorë në Beograd . Tani, në fillim të vitit 2019,kur janë bajtur nja 30 raunda bisedimesh pa e ditur pralamenti dhe populli fare, është kah flitetet me kercnime se Kosova duhet të pranojë një protektorat të trefisht: UNMIK;EULEX, SERBI-RUSI, për ta sjellë Serbinë e riparuar atje ku i duhet V. Putinit, i cili në Lindje është një, por në Perendim po duket se janë së pakut nja PESË, në krye me Gjon Bolltonin, që taksa ndaj Serbisë I duket fiasco e tij për shkrimin që e ka bërë kunder Pavarësisë Kosovës më 2005.Kjo punë nuk do ma kallauz, kur një Maja Kociançiq, del hapur dhe thot se “Trepça duhet të negociohet” me Serbinë. Atëherë, pse mos të negociohet edhe ndonjë Sanxhak I Nishit,  Pazarit Ri, sepse dikur ishin pjesë e Kosovës. Serbia nuk do të mësoi se Liqeni I Ujmanit është ndertuar me para të Bankës Nderkombëtare për zhvillim dhe investimet I ka drejtuar Kosova.

Por,faktet e reja janë këto. Serbia nëse do të hynte në NATO apo BE,nëse do të shprehte ambicie, ajo sipas informatave konfidenciale ka një aranzhman me Rusinë, dhe jo vetëm me këtë, që është më shumë se traktat, se pastaj do t` I pushonin të gjitha ambiciet koloniale shekullore, për dalje në detin e hapur. Për çka është fjala. Ndërsa gypat e gasit jugor rus vlerësohen sot në 550 miliardë kub, me të cilin furnizohet një pjesë jo e vogël e shteteve të Evropës. Llogaritet se në vitin 2030, kjo sasi do të arrijë në 750 miliardë kub gas, nëse lejohet që GASI rus nga gypat nepër Turqi e Bullgari, prej këndej do të hynëte në Serbi, dhe nga ZAJQARI pastaj do të degëzohej në drejtime “infektive” të mëtejme. Këtë pazar e kanë prishur për vdekje SHBA-të. Këtu pushon armiqësia e Rusisë dhe Serbisë, ndaj SHBA-ve, e cila reflektohet pastaj paksa në traditë, paksa në politikë, paksa në përfitim të opinionit fashizuar gjeostrategjik serbian. Politika ruse e ka të njohur, se Serbia nuk është DENACIFIKUAR as për 6%. Serbia pra është e mbuluar me shovinizëm dhe urrejtëje fashiste, ndaj shqiptarëve më së shumti, sepse kur luftonin në Slloveni, Kroaci, Bosnje, “albanezët u bënin argat të atyre” (D. s.l/sh). E kur erdhi rasti të luftohet në Kosovë për çlirim, prej andej erdhën vetëm lajka dhe “çorapa në stilin Osman Pashës në Pleme të Vogël 1877”. Kënga e vjetër nuk ishte harruar.

 Madje klani “Klan Kosova”, ka filluar të sterpikë se ne, që po i kundëvihemi turrit të korigjimit të kufijëve dhe labirintimit të teritoreve të Koosvës”, jemi ‘naivë dhe të pa invecë politke’. Nuk kam dëshmuar kurrë hakmarrje. Por Presindetit Hashim Thaçi, Baton Haxhiut e 40 sejemnëve të tejrë, po ua përkujtojë se për kend VOTUAN në ambientin e Devollëve, ku inqizonte “Klan Kosova” dhe një agjent i Amasadorit me sy serbiani, e që 38, nga 40 sa ishin aty, e votuan Hillatri Klintoini për presidnete!!! Mereni me mend se çfar axhamillëku, aty ishte ambasadri I SHBA me prjardhje serbiane për kah e ëma, dhe i futi jo në kurthë, por në listat e perosnave naiv mbi sintagëm ‘idiocivë” me dignozë :“balcanicus narcisoidis  infec-siones”! Po jo bacoletë, por edhe më 1905 princ Nikolla i Crna Gorës, kur Rusia dhe Japonia ishin në luftë, në këtë stil, e urdhëron ushtrinë që një top të kalibrit më të lartë, ta bartin në maje të Lovçenit. Posa e plasuan topin ushtrët dhe oficerët atje, mbreti i ‘ditur’ urdhëron: “E mbushni topin me një gjyle tash. E guani Japoninë, se kështu I ndihmojmë Rusisë majkë”! Ja kësaj diturie gjeniale pa naivitet i ngjan votimi i njerëzve të ‘ndriutur’ të politkës në Kosovë, që votuan në redaksinë e një televizioni, plotë ‘idiocizëm’ nëntokësor, se kush do të zgjidhet Presidnet I SHBA-ve. Atë ditë, kam deshmitarë, sepse e dija historinë e ambasadorit që ishte aty, se ai ka shkuar aty si amballazhë, për ta lajrmëruar tash, pasi që ka siguruar dividendën te Gjon Bolltoni, për ta dërguar diku ku ka sefa dhe klima është si e Kosovës, për ambasador. Në këtë stil ka rrugëdalje sepse serbianët janë këto ditë në demonstratë dhe po dëshmojnë se nuk duan NATO, por territore.

Esablishemni politik Serbian kështu si është, nuk ka shansë të denacifikohet, sepse ende I ka kudo  mbeturina e  shkorpionve, tigrave’ dhe beretave të kuqe, seicila më varstare se tjetra, vetëm se imami i tyre J. Stanishiqi është i izoluar por jo “në burg”, por është me ndikim marramendës  te A. Vuçiqi, I. Daçiqi e Shesheli i harlisur në krime monstruoze, e pse jo te Mogerini+Hani, kur kreditë dhe bakshishet në BE moti, janë në modë. Nuk ka rendësi, në këtë mjegullim a ka Rusia gas për veti apo jo, ajo po shet dhe nuk po lejon që Gjeramnia të paktën të vjen në shprehje për ta marrë Çështjen e Kosovës në “menaxhim”, gja që nga Presidenti OBAMA i ishte besuar kujt tjetër përpos Berlinit. Pse zonja e nderuar Kancalarja Angela MERKEL, nuk pati mundësi as ta lëvizë lokomotiven ruso-serbe, nga vendi, sepse këtu janë në skenë ambicjet imepriale serbe, por janë edhe teatër si plagë e Luftës Dytë Botërore. Lexoni në mes rreshtave pak.

Këtu fillon dhe mbron fuqia e atij shteti, që tani nuk ka fuqi ta zgjidhë çështjen e Kosovës, sepse ka tepër fuqi në duart e veta,madje është shteti më stabil finasiar në botë, por pse është fuqi pa kurorë për këtë nuk pyetën shqiptarët, madje edhe më pak Serbianët. Kjo do të thot, se SHBA, duhet sikur që dijtën t` i thonë STOP gasit rus nepër Bullgari dhe Serbi, ashtu duhet të i thuhet STOP Serbisë për ambicjet që i aka në riokupim të një pjes të Bosnjes e cila tani quhet Republika serpska, abicjet që I ka në Kosovë, që ka arritur që një parlament që në esence është  dy dhëmësh , sipas Ahtisarit plus, sespe po u lejua ZAJEDNICA, atëherë Kosova jo që federalizohet por shkon në konfederalizëm, fakt ky që është nënshkruar në Bruksel më 2013 (madje ushtria e Kosovës nuk guxon të shkojë në very pa pyet…?) dhe 2015.

Si i mori Gjermania kompetencat për Kosovën, është pyetje e pyetjeve. Po,dueti Obama-Obllarjt ia kishin besuar Gjermanisë që ta “zgjidhë” Çështjen e Kosovës”, për çka shteti më i fuqishëm në Evropë investoi mbi 12 miliardë evro në Serbi. Ato para janë investuar në tri truste kryesore, por që janë të majftueshme për ta “paralizuar” vet Serbinë nëse alienohen tash, sepse politika nuk është dashuri por interes. Kështu, për ta venë SHBA-t tash këtë interes jashtë binarëve të veprimit, dhe për të dëshmuar publikisht se mjegulla sibiriane (Rusia) i ka spirancat ende të të pa apokaliptuara , për shkak të STOPIMIT të gasit, Putini nuk di gjë tjetër por synon dhe po e arrinë me një Bollton, që Ballkani të prometeizohet, për mos me u dukur fort tymi I vullkanit kosovar. Në këtë pazar nuk jam ekonomist, për ta ditur çmimin e ditës për “gazin rus’ e as për investimin gjerman e turk në Serbi, por e di fare mirë vlerën e shekullit sa kushton ky investim. Dhe, është kontradiktor konstatimi, por i saktë se kur Presidenti Tramp, i porositë politikanët shqiptarë që të flasin me një zë, këta analfabetë që kurrë nuk kanë bërë shkollë të filozofisë diplomacisë, e përkthyer shqip, kjo do të thot, prap votoni me një zë, sikurse që votuat në zgafellat e “Klan Kosovës”, për Hillarin kundërshatre. Tash, Bollton nuk do të ndalet, sepse çështjen e Kosovës do të provoi për ta kthyer në vitin 2005, e ne duhet ta këndojmë këngën: “Sot shumë korba po thonë jemi Shqipe…. E në Kosovë janë instaluar terthorazi dy avantura:  shtetërrënuese dhe shtetndërtuese, e do të fitojë me siguri ky rreshtimi i dytë, por çmimi do të jetë shumë i lartë sepse e kanë pesëfishuar  analfabet e “shkolluar” dhe me pedigre prej patriotësh me diplomë, aktivitetin ilegal në dialog! Mos e shkelni gjakun e UÇK-ës dhe civilëve të vrarë dhe masakruar duarthatë, madje të kufomave që janë bartur për të humbur  xhelatët serbianë gjurmë, se ka ZOT, është lutje, për të gjithë. Unë popullit i besoj.

Më 12. 2.  2019.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …