Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Është mbajtur mbledhja e II-të e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në komunën e Vitisë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e një nga to që pati më së shumti diskutime ishin pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018. Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, bëri të ditur se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %. Ai gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake kanë shënuar rritje gjatë 2018-tës, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro. Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u aprovuan për tu proceduar në kuvend edhe nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës – Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë. Propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia. Seanca e dytë e Kuvendit Komunal, u vendos të mbahet të enjten e ardhshme më 28 shkurt me fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …