Doli në dritë libri: “Në mbrojtje të drejtës dhe drejtësisë”, i autorit, Adil Rr. Fetahu

Analisti, publicisti dhe punëtori i palodhshëm, Adil Fetahu ka nxjerrë në dritë librin voluminoz: “Në mbrojtje të drejtës dhe drejtësisë”, ku  ka prezantuar një duzinë analizash, shënime dhe vështrime aktuale, në të cilat ka trajtuar çështje të ndryshme nga drejtësia, ekonomia, nga çështjet sociale, shkrime për krimet serbe në Kosovë kundër shqiptarëve dhe ka trajtuar një mori problemesh aktuale, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike, ekonomike, juridike  madje edhe letrare e historike, në vend dhe më gjerë.

Adil Fetahu është  studiues dhe analist i thellë i problematikës së përgjithshme shoqërore në vend, autori i shumë shkrimeve  publicistike që nga viti 1963 e deri në ditët tona.

Deri tani ka botuar: “Masat e përkohshme-akte të shkatërrimit të ndërmarrjeve ekonomike dhe të institucioneve të Kosovës”, në vitin 1992, “Krijimi dhe rrënimi i Gjyqësorit të Kosovës, Prishtinë, 2001, “Shtegtime nëpër lajme” në dy vëllime  dhe në të njëjtën kohë është edhe bashkautor i shumë librave, broshurave e dispensave nga lëmenj të ndryshëm.

Qasja e Adil Fetahut ndaj problemeve të caktuara shoqërore, është qasje origjinale, e orientuar në thellësi të perceptimit realist, të problematikave të cilat i trajton, qasje dhe interpretim i  shprehur dhe i  shkruar me korrektësi dhe pozicion të qartë prej shkencëtari, që nuk lë gjë pa analizuar në paraqitjen sa më të përgjithshme, analitike dhe sintetike të problemeve, të cilat i merr në shqyrtim.

Është për keqardhje që shkrimet dhe studimet e tilla nuk kanë gjetur financues në institucionet e vendit, por autori është detyruar t’ i nxjerrë në dritë me shpenzime të veta, derisa në Kosovë institucionet tona  financojnë  publikime të ndryshme ditore, pa ndonjë vlerë konstante dhe pa thellësinë e mendimit kritik e shkencor,  sikur kemi të bëjmë me publikimet e arrira dhe shumë dimensionale të  publicistit dhe analistit të mirënjohur, Adil Rr. Fetahu.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …