leoni

Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

J. Krasniqi: Vendimi për taksën ndaj Serbisë ka qenë i drejtë dhe duhet të përkrahet unanimisht

Në një intervistë për TV-Diellin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se rrjedhat e pavolitshme politike e shoqërore në Kosovë, në radhë të parë janë pajojë e  mungesës  së  konsensusit  kombëtar të krerëve politikë dhe institucionalë, për  çështje dhe probleme të caktuara me interes primar për vendin.

Ai i ka bërë një rezyme të bisedimeve me Serbinë, që nga ato në Vjenë, pastaj në Bruksel, madje edhe pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në kërkesën zyrtare të Serbisë për të definuar se a ishte shkelur e drejta ndërkombëtare me rastin e shpalljes së pavarësisë  së Kosovës,  kishte konstatuar se  me këtë rast nuk ishin shkelur ligjet ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj. krerët politikë të vendit kishin pranuar për fillim “bisedime teknike” me Serbinë dhe ato dolën të jenë politike, të cilat edhe degjeneruan duke vënë në pikëpyetje Kushtetutën dhe pavarësinë e vendit.

Jakup Krasniqi, asokohe kryekuvendar i Kosovës, ishte shprehur kundër marrëveshjes së 19  prillit të vitit 2013, të arritur me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, lidhur me lëshimet që i kishte  bërë  Serbisë, delegacioni i Kosovës në krye me Hashim Thaçin, asokohe  kryeministër.

Duke folur për presionin që bë bën faktori ndërkombëtar lidhur me taksën 100% të mbi mallrat e  Serbisë e të Bosnjës, Krasniqi është shprehur për TV-Diellin  se vendimi për taksën ka qenë i drejtë, madje shumë i vonuar, sepse arroganca e politikës serbe, i ka kaluar të gjithë kufijtë dhe Kosova me asgjë nuk mund të detyrohet të veprojë lundër interesit të vet.

Ish kryekuvendari i Kosovës në dy mandate, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vetëm veprimi unik dhe me një zë i Kosovës, në bisedime me Serbinë, sjellë rezultate duke u mbështetur në radhët të parë në Kushtetutën e vendit, e cila përcakton, territorin, tërësinë administrative dhe  subjektivitetin shtetëror të Kosovës, të cilin nuk guxon ta anashkalojë askush.

(Bisedën e plotë të z. Jakup Krasniqi në studion e  TV-Diellit mund ta shikoni duke filluar në orën 21 e 30 minuta).

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …