Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili ishte për vizitë në Komunën e Deçanit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e fundit komunale në sfera të ndryshme dhe për çështje të tjera, të cilat janë me interes të përbashkët dhe u zotuan për të vazhduar tutje me bashkëpunimin e mirëfilltë.