Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk beson se taksa 100% do të jetë arsye për prishjen e koalicionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike në Kosovën nxitën zëra se koalicioni qeverisës është drejt prishjes, dhe se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja. Megjithatë kryeministri i Kosovës, Haradinaj, deklaroi se nuk sheh rrezik të prishjes së koalicionit. Sipas tij, ka diskutime e mendime të ndryshme, mirëpo kur merren vendimet janë vendime të të gjithëve. Haradinaj përmendi edhe vendimin për taksën si vendim të të gjithëve, ka mendime për pezullim të saj, mirëpo ende qëndron vendimi i votuar edhe nga partia e kryeparlamentarit Veseli. Kryeministri shtoi se nuk beson se taksa do të jetë arsye për prishjen e koalicionit, edhe pse kjo nuk do të ishte fundi i botës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …