leoni

Ahmeti Isufi: AAK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti por duam që Haradinaj ta merr postin e kryetarit të vendit

Ahmet Isufi thotë se është e pakuptueshme tërheqja e PDK-së për të mbajtur taksën 100 për qind ndaj Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi e ka quajtur të pakuptueshme tërheqjen e PDK-së për të mbajtur taksën 100 për qind ndaj Serbisë. Duke përmendur se vendimi për taksën është marrë bashkërisht nga partnerët e koalicionit, Isufi ka thënë se Kosova përfiton nga taksa, e cila, sipas tij, është bërë për t’u mbrojtur nga Serbia me politikat e saj kundër Kosovës. “Është e pakuptueshme sepse vendimi është marrë bashkërisht, por nëse kanë arsye të tërheqjes, ato arsye duhet të jenë të fuqishme. Kosova po përfiton çdo ditë me taksën dhe Serbia po ankohet. Prodhuesit vendorë i kem në krah dhe të gjithë janë të entuziazmuar që Kosova po vepron si shtet”, ka thënë Isufi. Ai ka thënë se thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për suspendim të taksës janë vetëm për balans mes Kosovës dhe Serbisë derisa ka shtuar se Kosova duhet të tentojë t’i bindë ndërkombëtarët se taksa është e drejt ndaj politikës së Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …