Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se Partia Socialdemokrate është bërë derë ku partitë në pushtet hynë dhe dalin sa herë duan. Ai thekson se po punojnë në mënyrë intensive për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Haziri ka deklaruar se ka qenë ideja e LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas tij, LDK-ja është partia më e madhe politike, jo vetëm opozitare dhe në rolin e shtet ndërtit. Sipas numrit dy të LDK-së, nuk është e lehtë të arrihet një dialog i brendshëm me spektrin politik në vend. “Tash kryetari i LDK-së e ka konfirmuar legjitimitetin dhe dialogun si mundësi e opsionit ku kemi një rikonfigurim total të partive në qeverisje të Kuvendit, edhe të strukturave të dialogut”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …