Protesta e Veteraneve

Qeveria e Kosovës me buxhetin e vitit 2019, ka rritur pensionet për disa kategori, por jo për veteranët

Qeveria e Kosovës ka rritur pensionet për disa kategori por jo edhe për veteranët. Pensionet bazike, pensionet kontributdhënëse dhe ato të parakohshme të punëtorëve të Trepçës, janë ato që janë rritur me vendimin e fundit të ekzekutivit. E në këtë rritje nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta, ku përfaqësuesit e tyre po kërkojnë nga kryeministri që të ketë rritje të pensioneve edhe për ta. Numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë sillet rreth 170 mijë. 25 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, ndërsa 45 mijë janë kontributpagues. Dje janë procesuar pensionet me rritje, 20% për pensionet bazike, familjare, dhe invalidore të punës, 20% për pensionin e parakohshëm të Trepçës dhe 15% për pensionet kontributdhënëse. Por rritje të pensionit po kërkojnë edhe kategoritë e tjera përfituese të skemave sociale dhe pensionale në Kosovë e sidomos veteranët të cilët ndihen të anashkaluar dhe të zhgënjyer nga kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …