Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? I

E postova një mesazh në Facebook në lidhje me Hefestionin, dashnorin e Lekës së Madh. Një “miku” im u shokua. Sikur e kuptoi se qëllimi im ishte ta zbrisja Lekën e imagjinatës së tij nga kali në pelë, pastaj nga pela fare në tokë…në bajga. Më shau sheshit me bollëk aq të madh sa, po të ngelte dikush me barrë nga sharjet, unë dhe nëna ime do i kishim secila nga 30 fëmijë. Dhe jo vetëm kaq! Edhe babai im do i kishte nja 30 fëmijë të tjerë në një lidhje homoseksuale me sharësin vetëm e vetëm që Leka i “mikut ”  tim të mbetej në horizontin e tj të ngushtë ashtu si e kishte mësuar historinë në fillim!

Ta them të drejtën,  nuk më pëlqen fare Leka, as ai i madhi as ata të vegjëlit! Në një anë, nuk ma do fare qejfi t’i dal në mbrojtje atij të birit të Filipit të Dytë, i cili i ka dhënë një grusht të fuqishëm Perandorisë Ilire të udhëhequr nga mbreti Bardhyli. Pastaj, në kohën e dashnorit të Hefestionit, Iliria e ka përjetuar një çorientim i cili e ka shpier gradualisht drejt rënies.

Në anën tjetër, emri “Leka” më zgjon ndjenjën e dhimbjes së plagëve që ka përjetuar familja ime në kohën e Rankoviqit vetëm se ishte shqiptare dhe se kishte anëtarë të shkolluar. Rankoviqi e ka bartur nofkën Leka. (Vërtetojeni në Wikipedia me fjalët: Aleksandar Rankovic-Leka). Ndoshta ka ndonjë lidhje simbolike ndërmjet tyre: Leka donte t’ua punonte shqiptarëve, siç ua ka punuar Leka ilirëve.

Shumë të tjerë si Leka i kanë bërë dëme popullit shqiptar, ndërsa njerëzit tanë të cektë, jo vetëm që i kanë mbrojtur  por edhe i kanë ngritur lartë. Dy  nga këta njerëz janë Mary-Edith Durham dhe Robert Elsie.

Si filloi historia e përlyerjes së imazhit?

Kur perandoria osmane po dobësohej,  popujt e pushtuar si populli ynë, filluan të afirmohen. Në atë kohë,  Serbia po përgatitej të luante rolin e policit ndaj shqiptarëve të cilët i etiketonte si mbeturina të perandorisë osmane, si të ardhur nga vendet arabe dhe si armiq të civilizimit evropian. Me kohë, Serbia i shpiku dhe i përforcoi disa mjete apo instrumente që t’i argumentojë afirmimet e saj.

Në vitin 1908, një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët e zhgënjeu pa masë Serbinë. Në Kongresin e Manastirit,  me gjithë punën e rëndë të aktivistëve serbë me qëllim që shqiptarët ta adoptonin alfabetin arab (jo alfabetin e tyre çirilik?!)  si alfabet kombëtar, ndodhi ajo që qëllim këqijtë nuk e pritën: Shqiptarët e adoptuan alfabetin latin. Megjithatë, edhe pse shumë e zhgënjyer, Serbia nuk e ndali luftën. Ajo i përdori shumë të huaj dhe shumë vendorë për të vazhduar  me  përlyerjen e imazhit shqiptar.

Fotografitë e montuara

 Akademia Serbe e Shkencave e punësoi një grua nga përendimi, Mary-Edith Durham, të cilën e përgatiti të bëhej  “mike e shqiptarëve”. Ajo grua, e cila në fillim u paraqit sikur vinte në Ballkan për terapi, sepse kishte probleme mendore, e përvetësoi mirë skenarin gjatë disa viteve qëndrimi  në Serbi për rolin i cili iu caktua në trojet shqiptare. Roli i saj ishte që të punojë në krijimin e imazhit arab të shqiptarëve të cilët duhej pastruar nga kultura evropiane.

Qëllimkeqja arriti të inflitrohej dhe i shpalosi talentet si fotografe, piktore, etnografe… Çka nuk pretendoi se ishte?! E filloi aktivitetin me disa çarçafë të stërmëdhenj të bardhë të cilët ua vuri në kokë fillimisht burrave pastaj edhe grave. I fotografoi, i pikturoi dhe i përshkroi me atë farë pëlhure të shëmtuar në kokë e cila e mbulon kokën dhe qafen, si të burrit ashtu edhe të gruas. Ai çarçaf, në origjinë, përdoret si ekran për tu mbrojtur nga dielli dhe rëra në dezert apo shkretëtirë arabe dhe afrikane. Në trojet shqiptare, ajo pëlhure do të marrë dalëngadalë një simbolikë makabre, siç do ta shpjegoj më vonë.

“Shqiptarët janë egërsira që i dua”!?

Në një nga librat ku ndodhen fotografitë e montuara dhe përshkrimet e falsifikuara sipas skenarit serb, Durham shprehet: “Shqiptarët janë me të vërtetë egërsira, por janë egërsira që i dua”. Çfarë zemërgjerësie! Nuk ka dyshim se i donte… sepse i duheshin për eksperimentim.

Ky qëndrim i saj ndaj shqiptarëve i është shpërblyer me çmimin më të lartë që mund ta jepte i pari i vendit shqiptar në atë kohë. Kur shprehet për serbët, Mary-Edith Durham i paraqet si njerëz të qytetëruar edhe pse i shton disa fjalë simpatie ndaj shqiptarëve afësisht të njëjta si ato ( shumë vite më vonë) të ministrit të jashtëm të Rusisë ndaj krimeve të Millosheviqit në Kosovë.

Shqiptarët filluan ta kundërshtonin dhe ta mohonin, si brenda ashtu edhe jashtë trojeve,  imazhin qe serbët ua veshnin. Disa intelektualë shqiptarë i shpalosën argumentet e tyre në pozitë vetëmbrojtjeje: Jo jemi evropianë! Jo jemi autoktonë në këto troje! Jo kemi një alfabet latin! Jo kemi disa fe! Jo kemi një hero kombëtar i cili e ka mbrojtur civilizimin evropian… e kështu me radhë.

Sajimi i një libri diabolik

Meqë shqiptarët filluan të afirmoheshin edhe me shkrim, serbët e ndien nevojën për një dokument të shkruar, për një argument të fuqishëm për t’i thënë botës se shqiptarët, jo vetëm se nuk kanë kulturë evropiane, por nuk kanë as kulturë arabe… se nuk kanë fare kulturë njerëzore. Kështu, e bazuar në planin e të bardhëve për shfarosjen e amerindianëve në Amerikën e Veriut, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Akademia Serbe e Skencave në Beograd e përgatiti një nga dokumentet  e planit të saj makiavelik afatgjatë  të kodifikuar me emrin “Kanuni i Lekës” apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Për sajimin e këtij libri 106 faqesh, u gjet emri i një shqiptari (i cili ka folur gjithashtu serbisht) gjoja se ka qenë mbledhës i përmbajtjes. Pastaj u gjet edhe një shqiptar tjetër (i cili po ashtu ka folur serbisht) për shkrimin e parathënies. Ironikisht, përmbledhja e gjepurave u botua në vitin 1933 dhe iu dedikua, apo iu vesh në mënyrën më të padrejtë, Lekë Dukagjinit, një personaliteti i cili mund të ketë jetuar në kohën e Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ky libërth me përmbajtje primitive e makabre e përlyen emrin e Lekë Dukagjinit.

U vu në kopertinë një fotografi e kohës së botimit (jo pikturë, siç do të na vinte nga shekulli i 15-të) të një njeriu me flokë të gjata në shpinë pikërisht si në librat e botuar nga të bardhët për shkatërrimin e identitetit të amerindianëve.  Për ta bërë lançimin më të suksesshëm, u vra “mbledhësi i përmbajtjes” ndërsa shkruesi i parathënies u ngrit në niveline autorit të propozuar për çmimin Nobel.

 

Krijimi i një shkrimtari të oborrit dhe të fisit

Vite më vonë,  u fabrikua një autor tjetër shqiptar, i cili i ka mbaruar studimet në letërsi në Rusi. Edhe ky shkrimtar oborri u ngrit nga keqbërësit në nivelim e çmimit Nobel për letërsi duk e pasur si rol vulosjen e afirmimeve se plani makiaveli serb (Kanuni i Lekës) paraqet mentalitetin dhe kulturën shqiptare. Sipas kësaj logjike, shqiptarët jetojnë si në kohën parahistorike të organizimit shoqëror, atë të klaneve dhe të fiseve.

Ky i ashtuquajtur shkrimtar e ka një stil  dhe një mjeshtri të veçantë. Di si ta bëjë të voglën të madhe dhe të shëmtuarën të bukur! Di si t’i japë negatives kuptim pozitiv e anasjelltas.  Për shembull, e përdor shpesh në letërsi dhe paraqitje publike fjalën “fisnik” (shikojeni prapashtesën serbe “nik” si në fjalën “çektnik”) me kuptimin “bujar”, “i çmuar”… Ndërsa rrënia e kësaj fjale është termi “fis”.

Këtu jemi në një aspekt të nivelit shumë të sofistikuar të psikolinguistikës (të nivelit të Institutit Gorki) të cilën e kanë përdorur rusët për ta krijuar një mentalitet të të pushtuarit, tek popujt… e pushtuar.   Fjala “fis” është futur në fjalorin shqiptar me kuptimin “pozitiv” të cilin kuptim kanë arritur t’ia japin qëllimkëqinjtë.  Kemi mashkuj që quhen Fisnik…. (Ku ka faj Fisniku i shkretë se babai i tij e quan atë primitiv që në ditën e lindjes?!)

Unë mendoj se në hapsirën shqiptare nuk jetohet sipas fiseve. Jam e bindur së shqiptarët dinë të kenë interesa kombëtare sepse sot jemi popull relativisht i shkolluar. Po t’i kisha 4 vite shkollë,  do e dija se cili është fisi im ose do e shpikja një fis vetëm sa për të rënë në kurthin e serbëve duke e zbukuruar organizimin shoqëror primitiv. Nuk  e bëj këtë gjë sepse e kam një master në ekonomi nga një univerzitet perëndimor, ku kam mësuar edhe për psikolinguistikën (në rastin tim, për ta përdorur sidomos në negociata). Pra, nuk kam fis as nuk dua të kem. I gjithë njerëzimi ka kaluar në etapën primitive parahistorike fisnore (po e evitoj këtu prapashtesën serbe “nik”si në “çetnik”) dhe pjesa dërmuese e kombeve jetojnë në kohën e sotme duke e lënë mbrapa kohën e fiseve.

Dimensioni makabër i çarçafit të dezertit arab

 Me botimin e Kanunit, serbët arritën ta lidhin çarçafin e dezertit arab, jo vetëm me fenë por edhe me një dimensionin tjetër: Me vrasjen me paramendim apo me gjakmarrjen tek të gjithë shqiptarët pa dallim feje. Për shembull, në filmin “Uka i Bjeshkëve të Nemuna”, ku rolin kryesor e luan Ljuba Tadic, kryepersonazhi Uka e bart në kokë çarçafin e stërmadh sepse e ka në mendje vrasjen me paramendim. Ajo pëlhurë e bardhë (si në fotografitë e asaj “burrneshës” qëllimkeqe të cilën e përmenda më lart) do t’i shërbejë atij që ta mbulojë kufomën kur do ta realizojë vrasjen perfekte me paramendin si burrë zakoni. (Dihet se fjala “zakon” është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet “ligj”!!!)

Edhe pse populli nuk e adoptoi kurrë në jetën e përditshme,  dalëngadalë, ajo pëlhura e gjerë (e formatit të çarçafit të shtratit duble king size) u impozua si tek burrat ashtu edhe tek gratë nëpër filma, koncerte,  pjesë teatri, fotografi “artistike”…. me subvencionet nga shteti ish-jugosllav (i kontrolluar nga serbët) gjoja për kulturën shqiptare. A keni parë ndonjëherë përveç në filma… atë farë bezi të shëmtuar?

Fjala “burrneshë” – pjellë e imagjinatës së sëmurë

 

Edhepse në jetën reale askush nuk ka parë “burrnesha” apo “virgjëresha”, në shkrimet zonjës Durham, burrnesha e bart çarçafin e desertit në kokë dhe rreth qafës si burri, jo për t’u mbrojtur nga dielli dhe rëra (sepse nuk jeton në Afrikë) por edhe ajo e ka në kokë vrasjen me paramendin siç bën burri.

Është e mundur se ajo e shtriga e çmedur e ndiente veten burrë në trupin e gruas dhe ka ardhur tek neve për terapi. Ndërkohë,  ka bërë eksperimente me shqiptarët e shkretë të Malësisë. Në ditët tona, në shoqëritë e civilizuara, respektohet identiteti i mashkullit në trupin e gruas dhe identiteti i gruas në trupin e mashkullit. E kemi, për shembull, shprehjen “shemale” e cila në anglisht “she” do të thotë “ajo”dhe “male”do të thotë “mashkull”. Por , askush nuk ua vë një çarçaf të madh në kokë me simbolikë se janë vrasës me paramendin dhe se to ta mbullojnë viktimën e tyre me të.

 Ansambli “Shota” –  viktimë e manipulimit

Ansambli “Shota” është përdorur, për shembull, për të bërë promovimin e planit makiavelik serb në vend dhe nëpër botë. Nëse dikush e ka bërë pyetjen:  Pse në ish-Jugosllavi financohej ansambli i cili e mban emrin e heroinës shqiptare, Shote Galica, e cila e ka vrarë shkaun?, tani do ta deduktoni një pjesë të përgjigjes.

E kam parë, në një festival ndërkombëtar në perëndim, një paraqitje të Shotës.  Të gjithë mendonin se ishte një grup nga një vend arab apo afrikan. Shqiptarët, si burrat ashtu edhe gratë, u paraqitën me atë pëlhurën e bardhë të tepruar në kokë e rreth qafës që të shihen sa më mirë e sa më larg. Fytyrat e vrazhda shprehnin se valltarët donin ta vrisnin njëri-tjetrin me shpatë apo me kobure.

Pas pak u paraqit një ansambël nga një vend arab me gra të bukura (pa atë pëlhurën e shëmtuar) duke e bërë bukur atë vallen e barkut të zbuluar me buzëqeshje e pozitivizëm. Ato zgjonin ndjenjën e së bukurës tek partnerët e tyre dhe tek publiku. (Çka është definicioni i artit, nëse nuk është zgjimi i ndjenjës së bukurisë?)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …