Arritja e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2019, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është konsideruar si e domosdoshme për të parandaluar destabilizimin e rajonit. Gjendja në rajon, konsiderohet e brishtë andaj edhe janë shpeshtuar thirrjet edhe nga komuniteti ndërkombëtar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative për të dyja palët. Kryetari Hashim Thaçi gjatë kësaj jave tha se në 12 muajt e fundit, në raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, ka vetëm regres. “Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do të bëjmë marrëveshje ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, deklaroi Thaçi. Nga ana tjetër, edhe politikanët nga partitë politike opozitare, konsiderojnë se situata politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon nuk është e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …