leoni

Haradinaj kërkon nga Vetëvendosje dhe LDK që ta formojnë Qeverinë e të mos flitet për zgjedhje tani

Haradinaj: Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë shoqatat e të pagjeturve duke ndarë buxhet të veçantë për to

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë shoqatat e të pagjeturve, me ç’rast për 24 shoqata sa janë gjithsej, do të propozojë që të ndahet buxhet i veçantë. Gjatë një takimi që pati me familjarët e të pagjeturve Haradinaj tha se do t’i propozojë delegacionit shtetëror që të bashkëpunojë me këto shoqata. “Janë 1467 persona të pagjetur, ku figurojnë edhe 444 serbë. Kjo është një plagë për ne pavarësisht përkatësisë etnike. Disa zona janë më të prekura. Sot në këtë takim ne do të bisedojmë dy tema, pozicioni  ligji të kategorisë së të pagjeturve dhe përkrahjen për shoqatat e të pagjeturve. Nëse është numri i saktë, kam dëgjuar që janë 24. Nesër do t’i propozoj qeverisë së vendit një buxhet për secilën shoqatë”, tha Haradinaj. Marrëveshja me Serbinë sipas tij nuk mund të arrihet pa pasur pajtim mes dy palëve. “Shpresojmë që një ditë të arrihet një marrëveshje me Serbinë, e njohjes reciproke, por edhe një pajtim. Pa e shtrirë dorën e pajtimit ju familjarë të të pagjeturve është vështirë”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …