leoni

Selami Hoti: Fati i pagjejturve jetë temë e dialogut në Bruksel si dhe të ketë pozicion ligjor për familjarët e tyre

Selami Hoti: Fati i të pagjejturve jetë temë e dialogut në Bruksel si dhe të ketë pozicion ligjor e ndihmë për familjarët e tyre

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti i cili është vëlla i dy dëshmorëve të kombit si edhe e ka babain e të zhdukur gjatë luftë ka marr pjesë sot në takim me kryeministrin Haradinaj ku është diskutuar për të pagjeturit.

“Sot, me ftesë në takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Të pagjeturit
-pozicioni ligjor i familjarëve
-ndihmë logjistike për Shoqatat
-dialogu ne Bruksel
Kërkuam që pensionet e moshës të ju kthehen familjarëve dhe krahas saj të marrin edhe pensionin e të pagjeturve dhe njëkohësisht të jemi pjesë e bisedimeve direkte me serbinë që do të mbahen në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ndërsa kryeministri Haradinaj në fjalën e tij ndër të tjera tha se shpresojmë së një ditë do të arrihet një pajtim me Serbinë dhe do të trajtojmë temën e të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …